Paqarada nxjerr në ankand fanelën e tij, paratë e paguara jepen për Turqi

Futbollisti kosovar, Leart Paqarada e ka nxjerrur në ankand fanelën e tij aktuale te skuadra e St.Pauli. Paratë e fituara do të jepen donacion për të prekurit e tërmetit në Turqi.
“Personi me ofertën më të lartë deri në orën 18:00 të së dielës do të marrë fanellën dhe në të njëjtën kohë do të asistoj në ndihmë. Të gjitha të ardhurat do t’i dhurohen të prekurve nga tërmeti” ka thënë Paqarada në njoftim./Indeksonline/