12:44 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Para dhe pas: Transformimi rrënjësor i stadiumit, ”Fadil Vokrri”

Nesër në mbrëmje në mbrëmje, për herë të parë, stadiumi i rinovuar, ”Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i Kosovës në një ndeshje kompetitive.

Në kuadër të Ligës së Kombeve, Kombëtarja kosovare do të përballet me Ishujt Faroe me fillim nga ora, 20:45.

Ndeshja e parë e Kosovës në këtë kompeticion përfundoi pa gola në Baku kundër Azerbajxhanit, transmeton IndeksOnline.

Pas rinovimit, UEFA licensoi stadiumin, ”Fadil Vokrri”, ku edhe u zhvillua Superkupa e Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës.

Ndërsa, stadiumi i lartëcekur do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme mes Kosovës dhe Ishujve Faroe.

Në disa fotografi të postuara në Twitter, shihet se çfarë transformimi është bërë në stadiumin, që mbanë emrin e legjendës, Fadil Vokrri./IndeksOnline/