22:17 / E Martë, 22 Shtator 2020 / C E

Para ndeshjes me Ballkanin, Feronikeli nderon heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci

Feronikeli në menyrë të organizuar ka bërë sot homazhe pranë shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, duke i nderuar për pervjetorin e tyre të 22-të.

Vepra e dëshmorëve të rënë për liri nuk duhet harruar asnjëherë dhe duhet nderuar e përkujtuar gjithmonë, së pari si krenari e pastaj si obligim ndaj atyre që na sollën lirinë, shkruan Feronikeli.

Në pamundësi të ardhjes në Kosovë, veprën e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit e ka përkujtuar edhe presidenti i klubit, Naser Ramaj.

“Heronjë të tillë si Fehmi e Xhevë Lladrovci janë ata që flijuan jetët për liri dhe meritojnë çdo respekt nga ne”.

“Janë të rënët ata që ndërtuan themelet e Kosovës së lirë. Lavdi për Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe për të gjithë heronjët e luftës”, tha Ramaj.