18:03 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Para përballjes me Thaçin, Vuçiq takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së

Presidenti serb Aleksander Vuçiq sonte do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antoniou Gutereš.

Siç raporton agjencia ‘Tanjug’ takimi do të mbahet në ora 18:30, transmeton Indeksonline.

Po ashtu Vuçiq sonte do të flas para këshillit të OKB-së rreth themelimit të Ushtrisë së Kosovës, ku do të përballet me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo përballje ishte kërkuar nga Serbia pas themelimit të ushtrisë. Në këtë takim Serbia po vazhdon të shohë ëndrra duke kërkuar respektimin e rezolutës 1244./Indeksonline/