23:07 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Para plus Bale apo Iscon, kjo është oferta e Real Madrid për Pogban

Real Madrid ka ofëruar 75 milionë euro plus Gareth Bale apo Iscon Manchester Unitedit për transferimin e Paul Pogbas, shkruajnë mediat angleze.

Pogba vazhdon të jetë target i Juventus, edhe pse nuk është prioriteti kryesor.

Sipas ‘Manchester Evening News’ duke e parë që Juventus është e fokusuar tek De Ligt, Real Madrid po e shikon këtë mundësi që të bëjë ndonjë ofertë.

Menaxheri i Pogbas, Mino Riaola ka konfirmuar sot që Pogba është në proces të largimit./Indeksonline/