75 Mall Live Search
12:46 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Para Zvezdës, Shaqa niset për Itali

Liverpooli ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar për ndeshjen ndaj Napolit në Champions League.

”Të Kuqtë” do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë në Grupin C përballë skuadrës italiane në ”San Paolo” në mbrëmjen e nesërme.

Skuadra u nisë nga aeroporti ”John Lennon” në mesditën e sotme për një fluturim tre-orësh drejt Napolit.

Liverpool manager Jürgen Klopp

Në Napoli, skuadra e Jurgen Klopp do ta zhvillojë seancën stërvitore para ndeshjes së nesërme.

Skuadra e plotë: Clyne, Fabinho, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Alisson, Henderson, Sturridge, Moreno, Mignolet, Shaqiri, Robertson, Origi, Solanke, Matip, Alexander-Arnold, Grabara./IndeksOnline/