09:34 / E Enjte, 29 Nëntor 2018

Paraburgim për personin që sulmoi inspektorin pasi iu refuzua statusi veteranit

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë(30) ditëve të pandehurit Nexhat Halimi.

Halimi dyshohet se me datë 27.11.2018, hynë në zyrën e inspektorit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në Komunën e Gjilanit Ahmet Daku, duke kërkuar sqarime për refuzimin e kërkesës për statusin e veteranit të UÇK-së, dhe pas disa ofendimeve, i pandehuri sulmon me grushte të dëmtuarin, me ç’rast është dashur të marr trajtim mjekësor.

Me këto veprime i pandehuri Halimi ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake,vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurinnë fjalë, ngase po që se i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj tek dëshmitarët.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit./Indeksonline/