15:30 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për deputetët e VV-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar 30 ditë paraburgim për shtatë deputetët e Levizjës Vetëvendosjes që kanë gjuajtur gaz në seancën për votimin e demarkacionit.

Seancat ndaj deputetëve janë duke u zhvilluar ndaras dhe pasi të kryhen këto, do të mirrët vendimi nga gjykata, raporton Indeksonline.

Deputetët e arrestuar janë: Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla. Ata akuzohen se hodhën gaz katër herë në Kuvend duke tentuar ta pamundësojnë votimin e marrëveshjes për demarkacion./Indeksonline/