08:44 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Parada e Krenarisë këtë vit ndryshe, do të mbahet me vetura në Prishtinë

Parada e Krenarisë këtë vit do të mbahet më ndryshe se herave tjera – kjo pasi do të shkurtohet në vetëm një ditë.

Nën slloganin “Po, du”, Parada e Krenarisë edhe pse në kushte pandemie, do të organizohet me vetura në rrugët e Prishtinës, për të adresuar sfidat, kërkesat si dhe për të shfaqur prezencën e personave LGBTI në Kosovë.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit Parada e Krenarisë do të shkurtohet në vetëm një ditë – parade me vetura.

“Organizimi i Paradës së Krenarisë paraqet një moment që kërkon të tërheqë vëmendjen vendimmarrësve, autoriteteve qendrore dhe lokale, mediave dhe opinionistëve për padrejtësitë dhe sfidat me të cilat përballen personat LGBTI, me shpresë për të sjellë drejtësi sociale, ekonomike dhe politike.

Krenarisë bashkon personat LGBTI dhe përkrahësit për të kërkuar të drejta të barabarta, këtë vit po kërkojmë drejtësi në vendimet e kodit civil lidhur me përjashtimin e martesave të seksit të njejtë, e drejt Kushtetutën e Republikës së Kosovës” thuhet në komunikatën e përbashkët të organizatave CSDG, CEL në në bashkëpunim me organizatat QKSGJ, CRD dhe YIHR.

“Nën slloganin “PO, DU”, Parada e Krenarisë, edhe pse në kushte pandemie, do të organizohet me vetura në rrugët e Prishtinës, për të adresuar sfidat, kërkesat si dhe për të shfaqur prezencën e personave LGBTI në Kosovë. Duke respektuar masat e Qeverisë së Kosoves për parandalimin e përhapjes së pandemisë, numri i veturave dhe pjesëmarrësve do të jetë i limituar”

“Ne inkurajojmë vendimmarrësit, udhëheqësit politikë, mediat dhe publikun që të kontribuojnë në avansimin e të drejtave të njerëzve që janë të prekur nga dhuna dhe diskriminimi bazuar në orientimin e tyre seksual dhe identitetin gjinor. Inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që të hartoj politika që do të mbrojnë qytetarët e vet nga dhuna në familje, pavarësisht gjinisë, orientimit seksual apo identitet gjinorë. Inkurajojmë organet e rendit dhe ligjit që të përkushtohen në mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI konform legjislacionit në Kosovë që do të ndikonte në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të përshtatshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim” thuhet mes tjerash në komunikatë.