16:31 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Paraja po i mashtron fëmijët, si pasojë e kësaj po humbin jetën nga ‘Kickboksi’

Fotografitë e fundit të publikuara në internet tregojnë realitetin brutal të Kickboksit tek fëmijët në Tajlandë, ku fëmijët paguhen deri në 2 mijë dollar për të konkurruar.

Ndeshjet e diskutueshme, të cilat janë organizuar në të gjithë vendin aziatik, janë jashtëzakonisht të njohura dhe tërheqin me mijëra turma kur ato organizohen.

Megjithatë, sporti është gjithashtu I rrezikshme dhe ka rezultuar me vdekjen e shumë fëmijëve konkurrentë, transmeton Indeksonline.
Muajin e kaluar, një 13 vjeçar vdiq nga hemorragjia e trurit pasi u godit fuqishëm gjatë ndeshjes.

Universiteti Mahidol i Tajlandës botoi një studim muajin e kaluar, i cili tregoi se lejimi i fëmijëve nën moshën 15 vjeçare, mund të rezultojë në një lloj ndryshimi dhe dëmtimi të rëndë të trurit.

Fotografitë e publikuara tregojnë ndeshjet shumë të rrezikshme për shëndetin e këtyre fëmijëve./Indeksonline/