18:12 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Parakalimi i gabuar, humb jetën 22 vjeçari shqiptar

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Rrogozhinë.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, automjeti është përplasur me bordurat anësore në rrugën kryesore.

Bëhet me dije se makina me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Ndërkohë një tjetër aksident raportohet se ka ndodhur në fshatin Labinot Fushë.

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, mjeti tip kamionçin me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç,  banues në fshatin Shalës, Cërrik, është përplasur me njē motoçiklet me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç, banues në Elbasan.

Si  pasojë  është plagosur  vetë drejtuesi i motoçiletës  dhe shtetasja L.S., pasagjere në  motoçikletë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi  hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.