18:37 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Paralajmërimi për protestë, bllokohen rrugët kryesore në Shkup

Ka mbetur më pak se një orë para mbylljes së vend-votimeve në Maqedoni. Tanimë të gjitha rrugët kryesore në Shkup janë bllokuar nga Policia e Maqedonisë.

Ky veprim vije pas paralajmërimeve për ndonjë protestë eventuale nga të dyja krahët, pozitë dhe opozitë.

Indeksonline ua sjellë disa foto në qendër të Shkupit, pak metra larg Parlamentit.

Ndryshe, KSHZ deri në ora 17:00 ka bërë të ditur se kanë votuar rreth 29 % të numrit të përgjithshëm të votuesve.

Vlen të theksohet se deri në këtë kohë pjesëmarrja më e madhe e votuesve sipas KSHZ-së është në komunën e Likovës.

Më poshtë pamje: