17:48 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deri në ora 17:00 votuan 29% të banorëve në Maqedoni

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve para pak minutave ka bërë të ditur se deri në ora 17:00,  kanë votuar 29% e banorëve me të drejtë vote.

Kjo përqindje në numër i bie afro 455 mijë e 771 qytetarë. Në një konferencë për media nga KSHZ-së është thënë se përqindja më e madhe e votimit thuhet të jetë në komunën e Likovës, me 40%. Më tutje nga KSHZ është bërë e ditur se procesi zgjedhor ka shkuar pa probleme të mëdha dhe se çdo gjë është në rregull.

Për të gjitha vend-votimet rezultat do të publikohen me kohën në ueb-faqen zyrtare të KSHZ-së.Dhe rezultatet preliminare do të bëhen  bëhen publike pas përfundimit të numërimit të 90% të votave.Përqindja është marrë nga 88% e të dhënave të përpunuara nga  komisionet nëpër komuna.

Për të votuar në Referendum kanë të drejtë 1.806.336 votues, të gjithë të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Ekipi  i Indeksonline ndodhet në Maqedoni për të përcjellur nga afër gjithë procesin e votimit të Referendumit, proces ky shumë i rëndësishëm për shtetin maqedon si dhe për rajonin në përgjithësi./Indeksonline/