21:55 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Paralajmërimi/ Vullkani ‘Etna’ në Siçili mund të shkaktojë një cunami shkatërrues për Mesdheun

Vullkani më aktiv i Evropës, Etna, mund të shkaktojë cunam vdekjeprurëse përgjatë bregdetit të Italisë dhe Sicilisë, nëse vullkani gjigant del në detin Mesdhe.

Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët kohët e fundit të cilët kanë dalë në këtë përfundim pas rezultateve të marrë nga pajisjet monitoruese.

Ata kanë zbuluar se ana juglindore e vullkanit ka rrëshqitur rreth 4  centimetra nën ujë në vetëm 8 ditë.  Duke u nis nga lëvizjet e tij të ngadalta, kërkuesit druhen se Etna po zvarritet drejt detit nën pjesën më të madhe të peshës së vet.</p>

Nëse copa nga vullkani bien në det, kjo “mund të çojë në një cunami” në destinacionin popullor italian të pushimeve.

Rezultatet e gjetjeve të tyre janë publikuar të enjten në revistën “Science Advanced” ku ekspertët konfirmojnë se e gjithë ana juglindore e Malit Etna është në lëvizje.

Dr Morelia Urlaub nga Qendrës Helmholtz për Hulumtime Oqeani në Gjermani, paralajmëroi:

Nuk mund të përjashtohet shembja katastrofike e gjithë kësaj ane, ose një pjesë të mëdha të saj. Kjo mund të shkaktojnë një cunami me efekte ekstreme në Rajon.”

Siçilia, ishulli turistik ku ndodhet vullkani më aktiv i Evropës, është shtëpi për më shumë se pesë milionë banorë dhe një pjesë tjetër prej 14 milionë banorësh  janë vlerësuar të jetojnë në jug të Italisë/JOQ/