14:20 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Paralajmërim i MV-së: Respektojini protokollet, në të kundërtën orë policore!

Ministri i shëndetësisë i Maqedoonisë së Veriut, Venko Filipçe, njoftoi sot masat të cilat nesër me procedurë të shkurtër do të dërgohen në Kuvend për miratim. Filipçe me këtë rast u apeloi qytetarëv e që të respektojnë masat, në të kundërtën sipas tij nuk përjashtohet mundësia që si hap i ardhshëm të jetë edhe ora policore.

“Nesër do të propozojmë edhe një masë, operatorët ekonomik të punojnë deri në ora 23:00, kufizim i kapaciteteve të transportit publik deri në 50 për qind, rekomandim deri tek gjykatat dhe komunat, procesi i punës të jetë me ndërrime apo edhe onlain, varësisht nga procesi i punës. Nesër në procedurë të shkurtër para deputetëve do jenë propozim ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive. Kufizimi i tubimeve familjare, është një pako që mund të ndikoj në uljen e numrit të të infektuarve. Më lejoni të drejtoj një apel tek qytetarët, situata është serioze, hapi i ardhshëm do të ishte kufizim i plotë i lëvizjes, më saktë orë policore”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.