16:11 / E Diele, 02 Gusht 2020 / C E

Paralajmërohet largimi i futbollistit, nënkryetari i KF Llapit nuk e dinte se e kishte në skuadër

Ditën e djeshme është paralajmëruar largimi i njërit nga futbollistët më të mirë të Llapit, Bujar Idrizi.

Të paktën këtë lajm e ka bërë të ditur faqja “Futbolli i Kosovës” në “Facebook”.

Në postimin e këtij lajmi, ka komentuar nënkryetari i KF Llapit, Amrush Batatina, i cili njëherit është edhe vëllau i trajnerit të “bardhekaltërve”, Tahir Batatina.

Pavarësisht se ai është nënkryetar i klubit, nuk e ka ditur se Bujar Idrizi i mbron ngjyrat e klubit nga Podujeva, bazuar në komentin e tij.

“Pse a te Llapi ka qenë? Qe një vit se kam pa në fushë”, ka komentuar nënkryetari Batatina.

Kujtojmë se Llapi këtë sezon e mbylli në pozitën e 6-të me 45 pikë të tubuara, vetëm dy më pak se Flamurtari që ra nga Superliga e Kosovës.