10:31 / E Martë, 03 Tetor 2023 / S Z

Paralajmërohet rritje e kërkesës për naftë

Kërkesa për naftë do të vijojë të rritet dhe do të mbetet “elastike” këtë vit, sipas sekretarit të përgjithshëm të OPEC+.

OPEC+ është një grup prej 23 vendesh i eksportit të naftës, që vendos se sa do të shitet nafta e papërpunuar në tregun botëror, raporton BBC.

“Shohim kërkesë në rritje përreth 2.4 milionë barrel në ditë”, ka thënë Haitham Al Ghais.

Arabia Saudite ka thënë se do ta shkurtojë prodhimin e naftës së papërpunuar me një milion barrel në ditë në mënyrë që çmimi të rritet.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka thënë se vendimi i Arabisë Saudite dhe Rusisë, dy vendeve kryesore të prodhimit, anëtarë të OPEC+, për ta shkurtuar prodhimin do të shkaktojë mungesë furnizimi në fund të vitit.

“Është vendim vullnetar I marrë nga dy shtete sovrane, Arabia Saudite dhe Rusia. Ky vendim mund të përshkruhet si parandalues për shkak të paqartësie”.