20:44 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Paralajmëroj projektin e ri, Mozzik në telashe me mbrojtësit e të drejtave të kafshëve

Reperi Mozzik ka paralajmëruar projektin e ri muzikor me titullin ‘Dhelpër dinake’ e që pritet të publikohet së shpejti.

Ndonëse ai e ka konsideruar si një megahit, jo çdo gjë ka shkuar ashtu siç duhej, shkruan Indeksonline.

Mozzik në imazhin paralajmërues ka publikuar fotografin e një dhelpre afër të cilës shihet edhe një armë, gjë e cila përkonte me titullin e këngës.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i fansave të cilët kanë ndarë foton e njëjtë në faqen e Facebook ‘Maniak t’kafshëve’ të cilët bëjnë thirrje ne mbrojtjen e kafshëve.

“Ju kisha lut të gjithë anëtarëve me i bo report kto story, nuk di qfarë krenarie paraqet me ketë foto sidomos kur je fytyrë publike qe ki influencë nshoqni qfare mesazh jep tmerr”, kanë shkruar në një nga postimet e faqes.

Ndërsa, Mozzik ende nuk ka reaguar lidhur me këtë.

Ndryshe, Mozzik kohë më parë i dha fund lidhjes me nënë e vajzës së tij, repern Loredana./Indeksonline/