11:01 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Paralajmëron eksperti, arinjtë polarë afër zhdukjes

Një ekspert ka paralajmëruar që arinjtë polarë do të zhduken nëse vazhdon gjuetia e tyre.

Që nga viti 1960, më shumë se 50,000 arinj polarë janë vrarë, kjo do të thotë që janë vrarë dyfishi i atyre që janë tani të gjallë.

Mbijetesa e tyre është nën kërcnim për shkak të ndryshimit të klimës, gjuetisë andaj çdo herë e më shumë po shkojnë drejtë zhdukjes.

Fotografi, autori dhe konservatori i jetës së egër Ole Jorgen Liodden ka kaluar katër vjet duke punuar në një projekt që përqendrohet në rreziqet e rënda që përballen kjo specie e bukur, duke publikuar gjetjet e tij në një libër me titull Arinjtë dhe Njerëzit ./Indeksonline/.