10:44 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / B O

Paraqitja e “çmendur” e Alcantaras, si i dha leksion Man Unitedit dhe u vlerësua me notën 10

Thiago Alcantara e ka realizuar mbrëmë paraqitjen më të mirë që është parë kohëve të fundit në futboll. Si rrallë herë, ylli spanjoll është vlerësuar me notën 10 në futboll, notë e cila jipet në raste tejet të rralla.

Magjik në pasime, i pakalueshëm në mesfushë, artist me top, dhe lider në mesfushë, janë fjalët që e përshkruajn paraqitjen e Alcantaras ndaj Manchester United.

Gazeta prestixhioze franceze “L’Equipe” e ka quajtur si paraqitjen më meastrale ndonjëherë, paraqitjen e Alcantaras mbrëmë.

As golat e asistet e Salah, Manes e Diaz nuk kanë ndikuar që njëri nga ata të shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes.

“Magjiku” spanjoll është vlerësuar “Lojtari i ndeshjes” ndaj United./Indeksonline/