11:30 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Paraqitja e parë e Ariana Grandes pas ndarjes nga i dashuri

Ariana Grande e ka harruar ndarjen me Pate Davidson dhe i është kthyer muzikës. Këngëtarja e famshme mbrëmë ka performuar për herë të parë që nga ndarje me Pate.

Ariana javë më parë iu kishte premtuar fansave se ndarja nuk do të lë gjurmë në karrierën e saj si këngëtare, dhe kjo edhe ndodhi.

Grande është parë në formë ne performancën e saj në paraqitjen e parë publike.

Çifti ishte fejuar në qershor pas lidhjes disa muajshe, por ndarja e tyre erdhi shpejt dhe krejt papritmas./Indeksonline/

Temat: