15:50 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / AR

Paraqitja fenomenale e Bella Hadid në Kanë, mbulon gjoksin me zinxhir të artë

Përveç filmave, Festivali i Filmit në Kanë kishte të bëjë edhe me dukjen e personazheve publike, të cilat u komentuan shumë.

Në këtë mbrëmje të gjithë i kishin sytë nga Bella Hadid, transmeton Indeksonline.

Ajo është parë në tapetin e kuq e veshur me një gjerdan të madh të dizajnuar me ari.

Frymëzim për këtë stoli ishin mushkëritë e njeriut.

Sipas ‘Page Six’, modelja ra në sy javën e kaluar kur veshi një fustan bardhë e zi me një version të modës duke ndjekur trendin më të ri./Indeksonline/