10:08 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Paraqitje historike e Neymarit, vazhdon me festën e “çuditshme” (Video)

Neymar JR po vazhdon me paraqitje fantastike me skuadrën e Paris Saint Germain.

222 milionëshi mbrëmë në fitoren e PSG-së 8 me 0 kundër Dijon, shënoi katër gola dhe ishte një prej paraqitjeve më të mira në karrierë, shkruan IndeksOnline.

Përveç katër golave, ish-lojtari i Barcelonës vazhdoi me festën e “çuditshme”.

Pasi bëri festimin e golit duke vendosur patiken e tij në kokë, mbrëmë futbollisti vazhdoi “traditën” por në kokë vendosi dorezat.

Me katër golat e shënuar mbrëmë, Neymar ngritët në kuotën e 15 golave dhe 11 asistimeve./IndeksOnline/

Temat: