23:09 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e hënë, 2 mars 2020

Dashi

Po i afrohemi një faze astrologjike e cila do të jetë shumë interesante për Dashin. Ka disa fraktura që janë hapur në fillim të këtij viti, të cilat aktualisht janë të pashërueshme. Por perspektivat, në një afat të shkurtër, do të jenë vërtet të ndritshme për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit sepse Marsi më në fund do të sjellë lajme, por edhe situata që mund të zhbllokohen. Në këto ditët e para të muajit, do t’ju duhet pak durim dhe maturi.

Demi

Yjet e Marsit ndihmojnë të gjithë ata që janë duke u përgatitur për diçka të rëndësishme, të tillë si provimi, një intervistë e rëndësishme ose një projekt që mund të përfaqësojë një pikë kthese në jetën tuaj. Nëse jeni duke pritur të provoni emocione të bukura, dijeni që Marsi do t’jua japë ato. Një person që ishte zhdukur nga radarët e jetës tuaj do të kthehet papritmas dhe një situatë do të kalojë në favorin tuaj.

Binjakët

Kohët e fundit, disa probleme të një natyre financiare ose juridike ju kanë shkaktuar shumë dhimbje koke. Duhet të përpiqeni të mos e ekzagjeroni sidomos në marrëdhëniet me të tjerët edhe sepse ju vini nga muaj mjaft të shqetësuar dhe të komplikuar. Do të përballeni me një rikuperim të madh në funksion të verës që premton të jetë tashmë plot emocione dhe ide interesante. Për momentin thjesht duhet të jeni të durueshëm dhe të jeni të kujdesshëm.

Gaforrja

Shumë prej jush janë në kërkim të disa ideve ose pikave të reja të referencës në këtë Mars të sapo filluar. Në këtë kohë veçanërisht të komplikuar, ju mund të gjeni mbështetje të sigurt në vëllezërit e motrat dhe të dashurit që janë përreth jush. Tani për tani ju duhet të ndjeheni brenda një grupi që ju mbështet dhe mbron. Kohë pas kohe ndiheni pak të lodhur dhe të dobët, por ky është vetëm rezultati i këtij momenti në të cilin gjithçka është e vështirë për ju.

Luani

Disa janë ende të hidhëruar për mënyrën se si janë trajtuar kohët e fundit, por kjo nuk duhet t’ju bëjë të tërhiqeni. Horoskopi i sotëm ju fton të keni guxim dhe të vazhdoni të pandalur, që të bëni gjërat në të cilat besoni. Mos thoni shpesh herë JO në punë dhe përpiqeni të mso acaroheni. Vetëm në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të rimerrni atë qëndrueshmëri emocionale që ju ka munguar ditët e fundit. Së shpejti do të duhet të vendosni nëse do të mbyllni apo jo një bashkëpunim.

Virgjëresha

Ka qenë një javë që ka nisur ngadalë për Virgjëreshën por që do të fitojë në mënyrë progresive gjithnjë e më shumë forcë dhe do t’ju japë një emocion më shumë, sidomos në fundjavën e ardhshme. Në këto dy ditët e para të javës do të ketë disa probleme financiare apo punë që mund të zgjidhen. Sa i përket dashurisë, ekziston një periudhë vërtet tërheqëse dhe stimuluese. Pikërisht ndjenjat do të jenë pika juaj e fortë për ta rinisur sa më mirë këtë pranverë dhe duke shmangur gjërat më të bezdisshme.

Peshorja

Gradualisht po rimerrni energjitë dhe disponueshmërinë e ditëve më të mira. Tani për tani ju thjesht dëshironi të keni njerëzit e duhur pranë jush, duke larguar telashet. Eshtë diçka që ju do të duhet të bëni për të mos u zvarritur në problemet e të tjerëve, veçanërisht në punë. Sa i përket ndjenjave, fundjava do të jetë premtuese. Ata që ju duan do të marrin shumë dashuri, ndërsa ata që pretendojnë se ju duan mund të largohen.

Akrepi

Eshtë një moment në jetën tuaj kur doni të riktheheni në lojë dhe të pranoni ato sfida që ju frikësuan në të kaluarën. Fakti i të paturit të Jupiterit në anën tuaj, deri në fund të vitit, hap perspektiva interesante në çdo fushë të jetës. Lini pesimizmin tuaj proverbial pas dhe përpiquni t’i shikoni gjithmonë gjërat në mënyrën e duhur, madje edhe përballë disa pengesave të rastit. Kjo vlen edhe për fushën sentimentale.

Shigjetari

Do të ketë pak konfuzion në këtë pjesë të parë të javës edhe sepse do të duhet të merreni me dikë që do të përpiqet t’ju vendosë shkopinj në rrota. Në këtë moment është e rëndësishme të mos e humbni durimin edhe sepse duhet të dini që horoskopi është shumë pozitiv për ju edhe nëse në punë, shumë shpesh, duhet të përballeni me sfida të mëdha që nuk ju trembin aspak, sepse asnjëherë nuk dështoni. Do të keni përgjigje të mira brenda një kohe të shkurtër.

Bricjapi

Nga mesi i marsit një ciklon do të arrijë në jetën tuaj që do të sjellë ajër të pastër dhe një lajm të shkëlqyer. Ata që po përballen me shtigje të reja ose do të fillojnë projekte të reja, tani do të kenë mundësinë të marrin disa kënaqësi të mira. Nëse keni personin e duhur pranë jush, dashuria gjithashtu do të buzëqeshë dhe do t’ju sjellë përfitime të mëdha. Në këtë moment, edhe me koston e debateve, ju jeni gati të pranoni çdo sfidë që jeta do t’ju paraqesë.

Ujori

Kur ju keni Hënën e favorshme, si në këtë periudhë, është e vështirë për dikë që t’ju kapërcejë ose t’ju kundërgodasë. Tani për tani, ju jeni gati të pranoni sfida sugjestive ose të bëni takime nxitëse, gjithnjë për atë dëshirë të madhe për të bërë ndonjë shkelje të vogël, që e kanë të lindur ata të Ujorit. Në dashuri mund të ketë një zjarr shumë të mirëpritur. Ka ardhur koha padyshim kur ju duhet të nxirrni bukurinë juaj në pah.

Peshqit

Do të jetë një fillim i javës plot dyshime dhe bezdi të mëdha. Kur jeni të mbështjellë me zemërim, mund ta vini në shënjestër një person dhe ta godisni pa respekt. Rreziku është ai i përplasjeve të mëdha në punë ose në familje, që mund të çojnë në pasoja të rënda. Yjet ju këshillojnë të armatoseni me durim dhe të mos shtini kot në ajër. Ndër të tjera, ky moment është i destinuar të kalojë shpejt. Pak stabilitet emocional rikthehet që nga e Mërkura. / meb.al