75 Mall Live Search
16:55 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Parashikimi i ekipit më të mirë për dekadën e re, përfshihen Messi dhe Mbappe

Ekipi i Botës për dekadën që lamë pas ishte shumë i veçantë dhe nuk kishte shumë mundësi për ndryshime.

Por si mund të jetë formacioni i dekadës së ardhshme?

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe duket se ka gjasa të dominojë në 10 vitet e ardhshme, shkruan Indeksonline.

Edhe çështja e Messit është shumë interesante. Sulmuesi i Barcelonës mbush 33 vjeç në vitin 2020 dhe pritet të pensionohet para përfundimit të dekadës, por ai aktualisht nuk po tregon shenja ngadalësimi.

GiveMeSport ka parashikuar Ekipin Botëror të Dekadës për 2020-2029 duke u bazuar në futbollistët aktual.

Portier: Jan Oblak, 26 vjeç, Atletico Madrid

Mbrojtës i djathtë: Trent Alexander-Arnold, 21 vjeç, Liverpool

Qendërmbrojtës: Matthijs de Ligt, 20 vjeç, Juventus

Qendërmbrojtës: Aymeric Laporte, 25 vjeç, Manchester City

Mbrojtës i majtë: Andrew Robertson, 25 vjeç, Liverpool

Mesfushor: Phil Foden, 19 vjeç, Manchester City

Mesfushor: Frenkie de Jong, 22 vjeç, Barcelona

Mesfushor: Arthur, 23 vjeç, Barcelona

Sulmues i djathtë: Messi, 32 vjeç, Barcelona

Qendërsulmues: Erling Haaland, 19 vjeç, Dortmund

Sulmues i majtë: Mbappe, 21 vjeç, PSG

Formacioni më i mirë sipas “Givemesport” – 2020-2029