21:43 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Parashikimi i motit për dy ditët në vijim sipas Prishtina Weather:

19.06.2019 – Vransira dhe intervale me diell. Në vise të ulëta në mëngjes mundësi për mjegull/mjegullinë. Që nga orët e paradites dhe pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende reshjet do të shoqërohen edhe me breshër. Era drejtimesh të ndryshme 1-7m/s. Indeksi UV: 9.


20.06.2019 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë. Paradite mundësi për shtrëngata të izoluara me shi. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër. Era drejtimesh të ndryshme 2-7m/s. Indeksi UV: 8.