08:24 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Parashikimi i motit për Shqipëri

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës dhe pasdites

Sipas shërbimit meteorologjik, do të ketë reshje shiu në formën e pikave. Në zonat kodrinore dhe malore në lindje të vendit reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.  Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-12 m/sek. Deti do të jetë i forcës 3 me lartësi dallge 1.8 metra. Mjegullinë nëpër lugina.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                14/30

Vendet e Ulëta                 15/32

Vendet Bregdetare          18/31