08:13 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / OSH

Parashikimi i motit për sot

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Reshje të borës pritet të ketë kryesisht në zonat malore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.