07:05 / E Martë, 06 Prill 2021 / AR

Parashikimi i motit për sot

Java e dytë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Dita e sotme do të vijoj kryesisht me diell, e gjatë ditës më ngrohtë. Pasdite do të ketë edhe vransira kalimtare.

Në mbrëmje vransirat do të shtohen, e vende-vende mund të fillojnë edhe reshjet e shiut. Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 16C, e në vise malore -5C deri 10C.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-10m/s, nga Dukagjini me hove deri në 14m/s. Në mbrëmje era ndryshon drejtimin dhe fryn nga verilindja. Indeksi UV: 5.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, e në periudha të qetësisë mund të kaloj në të dobëta.