10:43 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Parashikimi i Pep Guardiolës për ndeshjen Bayern-Liverpool

Pep Guardiola është pyetur për analizën e ndeshjes së sotme mes Bayern Mynchen e Liverpool. Trajneri spanjoll ka thënë publikisht se është tifoz i skuadrës gjermane në ndeshjen e sotme.

Por, Pep i ka bërë me dije Bayerni se është shumë e vështirë ta eliminosh një skuadër si Liverpooli.

“Më vjen keq për popullin anglez, por sot jam me Bayernin. Unë jam tifoz i madh i këtij klubi, e dua Mynihun dhe të gjithë njerëzit atje. Dua ta kalojë tutje Bayern, por do të jetë tejet e vështirë. Është shumë e vështirë ta kalosh një pengesë të quajtur Liverpool” ka thënë Guardiola./Indeksonline/