10:58 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / C E

Paratë e Amir Rrahmanit e rikthejnë Mandzukicin në Serie A

Gjashtë muaj zgjati përvoja në Katar e Mario Mandzukic, i cili, që prej ditës së djeshme, është zyrtarisht lojtar i lirë në merkato, pasi i ka ndërprerë marrëdhëniet me Al Duhail.

Një aventurë plot kënaqësi vetëm nga këndvështrim fitimprurës për kroatin, që mund të kthehet në Serie A tashmë, shkruan Indeksonline.

Sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, Verona mund të bëjë një përpjekje për ta bindur atë, që të kthehet në Serie A.

“Shkas” duket se do të bëhet bashkatdhetari i tij, Ivan Juric, trajner i skuadrës ku për momentin luajnë edhe dy shqiptarët, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

Në fakt, sipas gazetës torineze në fjalë, kontrata me Mandzukic mund të bëhet e mundur falë fitimeve kapitale, të siguruara nga shitjet e Rrahmanit te Napoli dhe Amrabat te Fiorentina.

Përveç kësaj, Verona po lufton për një vend në “Europa League”, një tjetër arsye që e bën optimiste pistën e Mandzukic.

Me arritjen e këtij qëllimi, edhe kroati do të bindej për një eksperiencë të tillë të re në Serie A. /IndeksOnline/