17:36 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Paris Hilton humb unazën 2 milion dollarëshe, i gjithë klubi në kërkim të saj!

Këngëtarja dhe biznesmenja Paris Hilton mbrëmë ka humbur unazën e saj të fejesës e cila ishte me gur diamanti që kapte vlerën e 2 milion dollarëve.

Paris ishte në një klub nate me të fejuarin e saj, kur i humbi unaza me të cilën e kishte propozuar Chris Zylka.

Por më vonë unaza e gjet në një kovë me akull në zonën VIP, kjo pasi që të gjithë të pranishmit në klub u detyruan ta kërkonin atë, shkruan Page Six, transmeton Indeksonline.

“Siguria filloi n kërkim të plotë të zonës VIP me pishtarë, të udhëhequr nga Chris dhe me ndihmën e klientëve të tjerë”, tha një burim për Page Six. “Ishte një përleshje e furishme për të gjithë ata që e kërkonin, njerëzit po zvarriteshin në dysheme, nën tavolina, nën këmbët e njerëzve të tjerë dhe nën ulëse … Ishte e mahnitshme që ata arritën ta shihnin unazën me atë diamant të madh në një kovë akulli. Paris bërtiste me lehtësim kur ajo ishte e sigurtë përsëri në gishtin e saj”./Indeksonline/