13:35 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Paris Hilton shtynë datën e martesës, ja arsyeja!

Modelja e njohur, Paris Hilton ka shtyrë datën e martesës me të fejuarin e saj, aktorin Chris Zylka, transmeton Indeksonline.

Sipas ‘Page Six’ , 37 vjeçarja ka shtyrë martesën për shkak se dëshiron që te ketë më shumë kohë të përgatisë ditën e saj të madhe.

“Ata do të martoheshin në nëntor, por ata e kanë shtyrë në maj. Ajo dëshiron më shumë kohë për përgatitje” ka thënë një burim për ‘Page Six’. Asnjë përfaqësues i Paris nuk ka thënë asgjë.

Paris dhe Chris janë fejuar para dy viteve, ku aktori i propozoj asaj në Colorado./Indeksonline/

Image result for paris hilton chris zylka