15:19 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Parker: Londra do të punojë me Huawei pa rrezikuar lidhjet me Uashingtonin

Qeveria britanike mund të punojë me prodhuesin kinez Huawei në 5G pa rrezikuar lidhjet e tij me shërbimet sekrete amerikane, theksoi sot kreu i MI5, Andrew Parker.

Këto deklarata erdhën në sfondin e spekulimeve për një miratim të mundshëm në të ardhmen nga kryeministri, Boris Johnson për pjesëmarrjen e grupit kinez në rrjetin britanik 5G.

SHBA-ja ka rritur presionin ndaj Europës, për të përjashtuar Huawei, duke përmendur lidhjet e kompanisë me qeverinë kineze dhe faktin që këto pajisje mund të përdoren për qëllime spiunazhi, gjë që Huawei e përgënjeshtron.

I pyetur në lidhje me prishjen e mundshme të marrëdhënieve të shërbimeve sekrete me Uashingtonin, kreu i shërbimit sekret të brendshëm britanik deklaroi se nuk kishte arsye ta mendonte këtë, në një intervistë për Financial Times.

“Partneriteti mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është shumë i ngushtë dhe besues”, shtoi Parker, që do të largohet nga posti në prill./atsh