22:47 / E Martë, 11 Maj 2021 / OSH

Parku memorial në Velani, deputetja Statovci kërkon detaje në mbledhjen e Komisionit

Deputetja nga Lista “Guxo”, Jeta Statovci, i është bashkuar bashkuar Komisionit për Bujqësi, Mjedis e Infrastrukturë, në vizitën e realizuar të Agjencia e Komplekseve Memoriale.

Ajo ceku Parkun Memorial në Velani duke thënë se do tëjap mbështetjen e saj për të ngritur më tutje këtë temë.

Ajo tha se përpjekjet e qytetarëve  për realizimin e një plani për hapsirë parku që ngerkthen në vete elemente historike.

“Sot i jam bashkuar Komisionit për Bujqësi, Mjedis e Infrastrukturë, në vizitën e realizuar të Agjencia e Komplekseve Memoriale.

Në mesin e temave të trajtuara, kam ngritur dhe pyetje rreth planeve për Parku Memorial në Velani. 

Jemi të vetedijeshem se banorët e lagjeve Velania dhe Bregu i Diellit në Prishtinë janë ankuar për gjendjen e parkut – si një nga hapsirat e pakta gjelbruese – si dhe kanë dorëzuar peticion në Komunën e Prishtinës.

Na njoftuan për përpjekjet e tyre për realizimin e një plani për hapsirë parku që ngerkthen në vete elemente historike. Mirëpo, qasja ndaj kesaj teme duhet të jetë në kordinim të plotë me akterët e tjerë, saktësisht Komunen e Prishtinës.

Ne shprehëm gadishmerinë tonë që si deputetë të Kuvendit, të japim të gjithë mbështetjen tonë për të ngritut tutje këtë teme dhe siguruar kushtet e nevojshme”, tha ajo./IndeksOnline/