13:47 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

PE voton rezolutën për Kosovën

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën e prezantuar për Kosovën nga Igor Soltes.

Igor Soltes përmes një statusi në twiter ka falënduar kolegët për mbështetje.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë deputetët që kanë dhënë mbështetjen e tyre për raportin e progresit të PE 2018 për Kosovën”, ka shkruar Soltes.

Soltes u shpreh se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave, dhe ka bërë thirrje që BE-ja të kryejë detyrimin e saj.

Edhe komisioneri për zgjerim Johanes Hahn u pajtua se taksa nuk zgjidh asnjë problem.

“Vendimet e fundit të Qeverisë janë shumë shqetësuese dhe po dëmtojnë seriozisht Kosovën dhe bashkëpunimin rajonal, po shkelin marrëveshjen e CEFTA-s dhe janë në kundërshtim me frymën e MSA-së”, tha Hahn./Indeksonline/

Në Parlamentin Evropian diskutohet për Kosovën, kundërshtohet taksa ndaj Serbisë