20:32 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shqipëria ekstradon gjakovarin e kërkuar nga Austria

Autoritetet e Shqipërisë dje kanë ekstraduar një kosovar për në Austri, transmeton Indeksonline.

A.Sh., 34-vjeç nga Gjakova është shpallur në arrest ndërkombëtar nga Austria pasi i njëjti dyshohet për vjedhje dhe kanosje të kryer në Linz.

Ekstradimi i gjakovarit u bë përmes Pikës së Kalimit Kufitar në Rinas pasi ai ditë më parë është arrestuar nga Policia e Shtetit.

“Më datë 26 qershor 2018, në P.K.K Rinas, u ekstradua për në Austri shtetasi kosovar në kërkim A.Sh., vjeç 34, banues në Gjakovë, pasi autoritetet e drejtësisë Linz/Austri, kanë lëshuar urdhrin “Arrest ndërkombëtar”, për “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Kanosje””, thuhet në një raport të Policisë së Shtetit.

Kosovari do të ndiqet sipas neneve 127, 129 e 105 të Kodit Penal Austriak./Indeksonline/