75 Mall Live Search
11:03 / E Martë, 30 Korrik 2024 / L K

Parma pranë blerjes së kosovarit Avdullahu

Parma është pranë blerjes së një futbollisti kosovar. Bëhet fjalë për Leon Avdullahun.

20-vjeçari që luan te Basel është në negocioata me skuadrën e njohur italiane e rikthyer sivjet në Serie A pas shumë vjetësh.

Mesfushori 20-vjeçar ka zënë vend në skuadrën e parë të Baselit dhe në Zvicër llogaritet si një nga lojtarët më premtues.

Avdullahu aktualisht është pjesë e grupmoshave U21 të Zvicrës./Indeksonline/