Parregullësi në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Prizren, s’pranohen nga FFK delegatët e Lirisë për kuvendin zgjedhor

Klubi futbollistik nga Prizreni, KF Liria më 3 janar kishte dërguar emrat e delegatëve të klubit të femrave dhe meshkujve për zgjedhjet që do të mbahen më 18 janar, por të njëjtit nuk janë pranuar nga FFK-ja.
Gzim Hasi, i cili është koordinator te KF Liria është dërguar delegat nga klubi i meshkujve dhe Lindor Nrecaj, drejtor sportiv i klubit është dërguar nga konkurenca e femrave.


Megjithatë këta nuk janë pranuar nga Federata, e cila i ka cilësuar si jolegjitim dhe nuk janë kompetent për kuvendin që do të mbahet më 18 janar, ndonëse kanë poste zyrtare në klub që i mundësojnë pjesëmarrjen si delegat në këtë kuvend zgjedhor./Indeksonline/
