Parregullsitë në votimin e Referendumit, numri i paraqitjeve shkon deri në 10
Në një paraqitje para medieve, Komisioni për shqyrtimin e parregullsive në Referendum ka bërë të ditur parregullsitë që janë bërë deri më tani në votimin për marrëveshjen me Greqinë.
Sipas kreut të këtij Komisioni, Xhelal Bajrami nuk ka pasur numër të madh të parregullsive dhe se ato të cilët janë paraqitur tashmë është bërë e ditur se 7 apo 8 prej tyre ishin nga i njëjti person. Numri i paraqitjeve të parregullsive sipas tij deri tani ka shkuar deri në 10.
“Deri në këto momente, Komisioni i cili është vendosur enkas për përcjellje të parregullsive gjatë procesit të Referendumit është në vë vëzhgim e sipër të asaj se çfarë po ndodhë në Maqedoni. Jemi në komunikim edhe me Prokurorinë Themelore ku janë organizuar kujdestari të tjera plotësuese por jemi edhe në komunikim të vazhdueshëm më përfaqësues të MPB-së dhe policisë së shtetit”, ka thënë Bajrami, raporton Indeksonline.
Sipas tij nuk ka pasur ndonjë paraqitje për ndonjë parregullsi shumë të madhe dhe se për atë të cilën vlerësohet se ishte vërtetë shkelje po presin që kallëzimi penal të procedohet deri tek Prokuroria dhe më pas të vendoset për të.
“Edhe për Prokuroritë tjera të larta të cilat mbulohen nuk kemi ndonjë paraqitje për shkelje serioze të procesit të votimit të kësaj dite. Dua të ju njoftojë se në adresën e njëjtë që kemi hapur për paraqitjen e parregullsive eventuale kana ardhur 10 paraqitje nga qytetarët por janë për shkelje të vogla dhe ne si Komision dhe prokurorët vlerësojmë se nuk ka elemente të veprave penale në këto paraqitje dhe nga gjithsej 10 paraqitjet që janë bërë 7 apo 8 janë nga një person”, ka përfunduar Bajrami./Indeksonline/