16:55 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Partia e Drejtësisë përkrah Nexhmi Rudarin në Podujevë

Ka pak ditë që kur ka filluar fushata zgjedhore në komunën e Podujevës.

Por është pikërisht  nënkryetari i LDK-së, njëherësh ministri i Brendshëm, Agim Veliu i cili bëri të ditur se Partia e Drejtësisë në komunën e Podujevës do të mbështesë kandidatin e LDK-së, për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari.

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu konfirmois e prej sot në mes LDK dhe Partisë së Drejtësisë në Podujevës ësshtë lidhur marrëveshje bashkëpunimi, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Me kryetarin e Partisë së Drejtësisë në Podujevë, zotin Esat Ejupi, sot rikonfirmuam marrëveshjen e bashkëpunimit, sipas së cilës kjo parti, me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e saj do ta mbështesë kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, zotin Nexhmi Rudari.

#Vazhdojmë

#LDK11