Partia e Veselit thirrje indirekte Vetëvendosjes dhe Srpskas për ratifikimin e demarkacionit!
Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur arritjen e konsensusit nacional mes partive politike për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Sipas një komunikate thuhet se, PDK falënderon të gjitha subjektet politike parlamentare për gatishmërinë e treguar për dialog dhe për qasjen konstruktive në arritjen e këtij uniteti.
“PDK çmon rolin unifikues që kryetari i Partisë dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar gjatë gjithë kohës në tërë këtë proces.
Vlerësojmë se kjo frymë e bashkëpunimit duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera shumë të rëndësishme për vendin.
Bëjmë thirrje edhe te subjektet e tjera politike parlamentare që të bashkohen në punën e përbashkët për të mirën e qytetarëve të vendit”, thuhet në komunikatë./Indeksonline/