10:53 / E Martë, 16 Gusht 2022 / B O

Partia kosovare që ishte pjesë e disa pushteteve i vë dryrin vetes: Po shuhemi!

Partia e Ashkalive të Kosovës, ka pezulluar të gjitha aktivitetet e saja politike dhe fajin për këtë po ia lë kryetarit Hetem Arifi.

Sekretari i deritanishëm i kësaj partie, Qazim Rrahmani, ka dorëzuar në KQZ, aplikimin për shuarjen e partisë, me ç’rast tha për Ekonomia Online se dega në Gjakovë dhe Ferizaj, janë larguar gjithashtu.

Ai tha se që nga 31 korriku, asnjë person nuk ka legjizimitet në parti.

Partia e Ashkalive ishte pjesë e disa pushteteve në ekzekutivin kosovar.