22:41 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Partitë ende s’kanë shlyer borxhet ndaj PZAP-it, kanë afat vetëm edhe pak ditë

Për subjektet politike të cilat nuk respektuan Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar mbi 257 mijë euro dënim.

Tani, pas më shumë se pesë muajsh, disa nga partitë akoma nuk i kanë kryer obligimet e tyre për borxhin e vitit të kaluar, shkruan Indeksonline.

Por, ka edhe nga ato parti që janë treguar të sakta, duke bërë pagesën e plotë të borxhit sado i lartë që ka qenë.

Mulë Desku, kryesues i sekretariatit te PZAP-it ka thënë për Indeksonline se për dy raundet e zgjedhjeve janë shqiptuar gjithsejtë gjoba në vlerë prej 257 mijë e 350 euro. Prej tyre, deri më tani janë paguar gjithsejte 127 mijë e 250 euro, kurse kanë mbetur pa u paguar edhe 130 mijë e 100 euro.

Sipas Deskut, ka parti që s’kanë paguar as një pjesë të gjobës, por ka edhe aso që kanë kryer obligimin ndaj PZAP-it.

Kështu, sipas të dhënave që Desku ka ofruar për Indeksonline, gjobat janë si vijon:

LDK= 78,550.00€, nuk ka paguar;

PDK= 34,950.00€. I ka paguar 18,250.00 € dhe i kanë mbetur pa paguar edhe 16,700.00 €;

Letëvendosje= 39,400.00 €, e ka paguar gjobën në tërësi;

AAK= 17,200.00 €, nuk ka paguar;

AKR= 20,050.00 €, e ka paguar gjobën në tërësi;

Alternativa= 15,450.00 €, nuk ka paguar;

Nisma= 6,950.00 €, e ka paguar gjobën në tërësi;

KDTP= 2,450.00 €, e ka paguar gjobën në tërësi;

PDAK= 250.00 €, e ka paguar gjobën në tërësi;

PAI= 250.00 €, e ka paguar gjobën në tërësi;

Lëvizja për Bashkim= 250.00 €, e ka paguar gjobën në tërësi;

Listës Serbe= 38,550.00 €, e ka paguar gjobën në tërësi;

PLE= 300.00 €, e ka paguar gjobën në tërësi;

KTAP= 2,200.00 €, nuk ka paguar;

si dhe GISDP. O.Ivanovic= 550.00 €, e ka paguar gjobën në tërësi.

Desku ka theksuar se PZAP-i i ka paralajmëruar të gjitha subjektet politike të cilat nuk i kanë paguar gjobat.

“Pas paralajmërimit të PZAP-it, disa prej subjekteve politike i kanë paguar gjobat, ndërsa jemi në pritje që edhe subjektet tjera të cilat nuk i kanë paguar gjobat që ato t’i paguajnë brenda muajit prill 2018”, ka thënë Desku. /Indeksonline/