21:52 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / S Z

Partitë fokusin në diasporë, Lushtaku lajmërohet nga Gjermania

Partitë politike kanë kthyer sytë nga diaspora. Zyrtarë të partive politike çdo ditë njoftojnë për takime me përkrahës të tyre në diasporë.

Pikerisht sonte në Gjermani po qëndron nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Shqiptar Gubetini nga dega e PDK-së në Gjermani ka thënë se sonte mirëseardhje i kanë uruar Sami Lushtaku bashkë me Fatmir Selmani kryetar i PDK-së Nurnberg.

Gubetini ka thënë se PDK në Gjermani çdo ditë e më shumë po fuqizohet. Adresa më e mirë e mërgimtarëve, sipas tij, është kjo parti.