21:15 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Partitë kundër emërimit të Stamenkoviq për nënkryetar të Kamenicës

Në mesin e njerëzve për të udhëhequr me komunën, e zgjodhi edhe një serb.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, pozitën e nënkryetarit të dytë të komunës ia besoi, Bojan Stamenkoviqit, i cili deri më tani ishte pjesë e Doganës së Kosovës.

E kjo iu duk në rregull kolegut të tij, po ashtu nënkryetar, Faton Jakupit.

Por me emërimin e tij si nënkryetar nuk po pajtohen drejtuesit e LDK’së në këtë komunë, si dhe të AKR’së.

Vet Bojan Stamenkoviq po e mohon se është pjesë e ndonjë subjekti politik.

Në krejt këtë situatë ai tha se është një keqkuptim.