15:07 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Partizani i Beogradit: Faleminderit për të gjitha që ke bërë

Faqet e përkujtimeve nëpër gazetat serbe janë mbushur me fotografi të Fadil Vokrrit dhe me fjalë falënderuese ndaj tij.

Bardh e zinjtë “Partizani” kanë mbushur faqet e përkujtimeve nëpër gazetat serbe, në të cilat ka edhe një dedikim falënderues ndaj Vokrrit.

“Me pikëllim të madh po ndahemi nga Fadil Vokrri

Faleminderit për vitet që i kalove në klubin tonë dhe për të gjitha që i ke bërë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty”, thuhet në letër.