14:14 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Partizani merr trajner ish-futbollistin e Napolit

Partizani ka prezantuar paraditen e sotme trajnerin e ri Franco Lerda, i cili ka pasur në krah drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama.

Ky i fundit ka marrë fjalën i pari, duke falënderuar trajnerin Gega dhe stafin e sezonit të shkuar për kontributin e dhënë për titullin kampion.

“Hapet një kapitull i ri, pas largimit të Gegës për arsye personale, në marrëveshje me klubin. Nisëm kërkimin, pamë shumë profile, trajnerë interesantë që do bënin mirë në Shqipëri, por për arsye të ndryshme zgjodhëm trajner Franco Lerda. Është trajner i ri, i cili ka bërë shumë mirë në karrierën e vet, duke trajnuar në Itali edhe emra të njohur për ne si Lecce e Torino. Jemi interesuar, kemi pyetur dhe jemi të kënaqur, sepse mendojmë se vizioni i tij do të jetë një vlerë e shtuar për Partizanin.

Ndërsa trajneri ka pranuar se nuk ka njohuri të mëdha për skuadrën e tij të re.

“Për mua është një kënaqësi e madhe që ndodhem këtu. Vend i cili është i afërt edhe nga ana kulturore me Italinë. Jam krenar që do të përfaqësoj këtë klub. Specifikisht nuk është se e njihja Partizanin, por gjithsesi mund të them kam njohuri”, ka thënë Lerda.