75 Mall Live Search
21:04 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / Gj. Sh

Partizani shënon në fund dhe kalon tutje në Ligën e Konferencës

Partizani i Shqipërisë ka kaluar në raundin e dytë të Conference League.

Nënkampionët e Shqipërisë, shënoi fitore në ndeshjen e dytë, si mysafire e skuadrsë Marsaxlokk nga Malta, me rezultatin 2-1, shkruan IndekOnline.

Pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0. derisa të tre golat u shënuan në pjesën ne dytë.

Skuadra nga Malta kaloi e para në epërsi me një supergol nga Yuri në minutën e 46-të.

Gëzmi i tyre zgjati vetëm dy minuta, pasi Partizani barazoi shifrat me golin e Tedi Cara.

Golin e fitores dhe atë i cili e dërgoi Partizanin në raundin tjetër, e shënoi Albers Keko në 90+3.

Në raundin e radhës, Partizani do të përballet me skuadrën nga Gjeorgjia, Iberia 1999./IndeksOnline/