19:49 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / AR

Partnerja e Benzema nuk heziton, bën publike lidhjen me sulmuesin e Real Madrid

Në fillim të korrikut, thashethemet u përhapën për një lidhje të mundshme midis Karim Benzema dhe Jordan Ozuna. Futbollisti ishte parë në shoqërinë e modeles amerikane në një jaht luksoz, me disa fotografë që kanë shfrytëzuar rastin duke shkrepur disa imazhe.

Në orët e fundit ka qenë Jordan Ozuna që ka nxjerrë fotografi me yllin e Real Madrid.

Bukuroshja e bëri këtë në profilin e saj në Instagram, e ndjekur nga më shumë se 337,000 persona.

Modelja  ka postuar një foto në të cilën është më se e dashuruar me futbollistin. Të dy shihen së bashku në një përqafim të butë dhe pasionant.

Sulmuesi francez nuk i ka ndarë fotot në profilin e tij, ndoshta preferon të fokusohet në përgatitjen për sezonin e ri futbollistik.

Jordan Ozuna punon me agjenci të mëdha modelimi si “Tricia Brink Management”, “The Salt Agency”, “Caroline Gleason Management” dhe “State Management”.

Frr3